Një gjinekolog në Holandë përdori spermën e tij gjatë trajtimit të infertilitetit dhe kështu u bë baba i 21 fëmijëve.
Jos Beek ka punuar në Spitalin Elisabeth në Leiderdorp, tani pjesë e Spitalit Alrijne, midis 1973 dhe 1998. Ai vdiq në vitin 2019. Çiftet e trajtuara nga Beek besuan se ai përdori spermë nga donatorë anonimë gjatë trajtimit. Spitali Alrienne tha se nuk besonte se Beek i kishte thënë ndonjërit prej tyre të vërtetën, transmeton portal arbresh.info
Skandali u zbulua pasi një organizatë që punon me gjetjen e prindërve biologjikë, zbuloi se AND-ja e 21 fëmijëve kishte lidhje me Beek, nënat e të cilëve ishin pacientë në klinikën e tij mes viteve 1973 dhe 1986.
Beek është mjeku i tretë i infertilitetit në Holandë që zbulohet se ka përdorur spermën e tij gjatë trajtimit të infertilitetit, shkruan The Guardian.
Në tetor të vitit 2020, testet e AND-së zbuluan se se gjinekologu Jan Wildschut, i cili ndërroi jetë në vitin 2009, ishte babai biologjik i 17 fëmijëve. Vitin e kaluar, u zbulua se mjeku Jan Karbaat përdori spermën e tij dhe bëri 49 fëmijë.
Sipas një ligji që hyri në fuqi në vitin 2004, njerëzit në Holandë kanë të drejtë të dinë identitetin e prindërve të tyre biologjikë pasi të kenë mbushur 16 vjeç./arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...