Varianti i ri i Omicron, i njohur si BA.2 është gjetur në pesë vende afrikane, ka deklaruar OBSH, duke shtuar se shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë variant sepse është i vështirë për t’u identifikuar.
Nënvarianti BA.2 ka filluar të zëvendësojë variantin BA.1 të Omicronit, që mbizotëronte në disa vende, transmeton portal arbresh.info
Të dhënat e deritanishme nuk tregojnë dallime në ashpërsinë e sëmundjeve të shkaktuara nga varianti “i vjetër” dhe ai i ri, njoftoi OBSH.
“Nën-varianti BA.2 është gjetur në Botsvana, Kenia, Malavi, Senegal dhe Afrikën e Jugut,” tha Dr Nicksy Gumede-Moeletsi në një konferencë për shtyp në internet.
Gumede-Moeletsi tha se ata ishin “shumë të shqetësuar” sepse nënvarianti BA.2 ishte i vështirë për t’u identifikuar nga metodat e përdorura deri më tani për të dalluar origjinalin nga nënvariantet e tjera të Omicron.
OBSH është duke punuar intensivisht me laboratorët shkencorë, në mënyrë që të përfitojnë një pasqyrë më të detajuar mbi përhapjen e këtij varianti./arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...