Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar faktin se nuk është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën është dashur të diskutohet për shkarkimin e tij.
Nuk ka pasur diskutim, sepse Kuvendi nuk ka përcaktuar rendin e ditës, raportojnë mediat malazeze.
“Nesër do të ketë edhe më pak njerëz në mbështetje të qeverisë, për mendimin tim. Çështja është e paqartë. Është vazhdimësi e përgjigjes ndaj vullnetit të popullit. Edhe sikur të ishte ndryshe, nuk ka problem. E vetmja tendencë është që ne të gjithë të shkojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që mund ta shtyjë vendin përpara”, tha Abazoviq.
“Do të përfundojë në mënyrë shumë të ngjashme edhe gjatë ditës së nesërme”, shtoi ai.
Theksojmë se gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku do të diskutohet shkurtimi i mandatit të Kuvendit.
Kujtojmë se të shtunën do të mbahet gjithashtu edhe një seancë e re parlamentare teksa do të votohet shkarkimi i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq. /Telegrafi/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...