Gjykata Themelore në Prishtinë ka mohuar se është lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në gjykatë për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, raporton arbresh.info.
“I pandehuri XH.S nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tij për seancën e radhës”, thuhet në komunikatë.
Xhelal Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.
Sevçla nuk kishte marrë pjesë në këtë seancë, dhe në media u raportuar se ndaj tij është lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në gjykatë.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca nuk është mbajtur në mungesë të 7 të pandehurve.
“Seanca e shqyrtimit fillestar nuk është mbajtur në mungesë të shtatë të pandehurve, prej tyre dy të pandehur kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, për dy të pandehur nuk ka pasur dëshmi se janë ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa për tre të pandehur ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim nga stacionet policore, mirëpo që të njëjtat nuk janë realizuar. Gjykata është informuar nga Policia e Kosovës se tre të pandehurit nuk janë gjendur në vendbanimet e tyre, andaj në mungesë të pandehurve seanca e radhës është shtyrë në afat të pacaktuar”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Ministri Sveçla urdhërohet të paraqitet me forcë në Gjykatë bashkë me 12 persona të tjerë
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...