Google ADS

Ministri Latifi tregon se kur do të hyjnë në fuqi masa e reja anti-Covid

16:18 | 3 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka bërë të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave anti-Covid, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Latifi në një deklarim për medie bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme