Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane mund të rikthehet në menaxhim pas pushimit të tij.
Zidane ka qenë pa punë që kur u largua nga posti i tij në Madrid në fund të sezonit të kaluar.
Pas disa vitesh intensive, francezi vendosi të bënte një pushim nga futbolli, duke marrë një vit pushum për të kaluar kohë me familjen dhe për t’u rigrupuar.
Megjithatë, ai pritet të kthehet përpara sezonit të ardhshëm dhe destinacioni më i mundshëm duket të jetë Paris Saint-Germain.
Zidane ka lënë të kuptohet se dëshiron një rikthim në Francë dhe duke pasur parasysh rekordin e tij në Ligën e Kampionëve, ai do të jetë një opsin tërheqës për PSË-në, të cilët dëshirojnë trofeun më shumë se çdo tjetër.
Problemi është se skuadra e PSG-së është nën urdhërat e Mauricio Pochettinos.
Megjithatë, Pochettino ka interes nga Premier League dhe pretendohet nga “Foot Mercato” se PSG është e gatshme t’i paguajë Zidane një pagë të madhe për ta blerë atë këtë verë.
Raporti shton se ata janë të gatshëm t’i paguajnë ish-shefit të Real Madridit rreth 4 milionë euro më shumë sesa i paguajnë Pochettino-s aktualisht, rreth 12 milionë euro në sezon në total./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?