Google ADS

Përfundon mbledhja e Komitetit, kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

15:30 | 3 Shkurt 2022
A Z

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për Menaxhim të pandemisë ku është rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID, të cilët pritet të miratohen nesër.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Drin Podrimqaku, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Podrimqaku tha se ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00.

“Ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00. Maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR”./arbresh.info/.

 

 

 

 

Të ngjashme