Krasniqi: PDK do të jetë nxitëse e reformave në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë

15:07 | 3 Shkurt 2022
V. S.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl nga i cili ka pranuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se gjatë këtij takimi, ka siguruar Mandl se PDK do të kontribuojë për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

“Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë. Më vjen mirë që Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve në rajon dhe më gjerë. PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme