Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni duke reaguar ndaj bojkotimit të prindërve që nuk kanë dashur fëmijët e tyre të mësojmë me 11 vjeçaren Ëmbla me sindromë doun u shpreh se përgatit parashtresa në disa institucione ku do të kërkohen nga Komuna e Gostivarit të shkarkojë drejtorin e shkollës,
“Peticioni i prindërve kundër një fëmijë me sindromë doun është humbja më e re e shoqërisë sonë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes nesh. Paragjykimet mbizotëruan mbi parimet bazë të solidaritetit dhe empatisë. Udhëheqësia e shkollës në Gostivar me veprimet e tyre është kyç me diskriminatorët në vend që të mbrojë një fëmijë”, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Inspektoratit Shtetëror kërkojnë që të kryejnë kontroll në shkollë për t’i ndërmarrë masat për ta mbrojtur Ëmblën si dhe të sigurojnë kushte për atë.
Sipas Komitetit të Helsinkit, sanksionet dhe përgjigja institucionale janë të domosdoshme, por nuk mjaftojnë për t’i hequr praktikat diskriminuese ndaj personave me aftësi ndryshe dhe se duhet ndërgjegjësim ndaj kuadrit./Telegrafi/
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...