Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë për të tretën herë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë rreth shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Seanca e radhës u vendos për datën 7 shkurt pasi përfaqësuesit ligjor të Metës paraqiten argumentet e tyre kundër shkarkimit të tij.
Ata u shprehën se procesi i ngritur kundër Metës është politik, duke pretenduar se kërkesa e Kuvendit është e jashtëligjshme pasi është marrë nga një Kuvend po ashtu i jashtëligjshëm që nuk ka përfaqësuar vullnetin e popullit.
Në anën tjetër, sipas Gjykatës, përfaqësuesit e presidentit janë marrë më shumë me procedurën sesa me përmbajtjen e çështjes.
Pas diskutimeve dhe pyetjeve të drejtuara nga anëtaret e gjykatës, përfaqësuesit e Metës kërkuan kohë për t’u konsultuar me presidentin.
Përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj foli pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese.
Dervishaj u shpreh se nuk ka baza për të filluar procedurën e shkarkimit të Metës.
“Nuk ka pasur, nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit”, tha Dervishaj.
Në seancën e parë të mbajtur të martën u trajtuan kërkesat e Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...