Qeveria suedeze ka njoftuar se do t’i jap fund kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë gjatë javës së ardhshme.
Vendimi ka ardhur pasi Danimarka, Norvegjia dhe disa vende tjera europiane kanë marrë vendim për lirimin e masave të rrepta, transmeton portal arbresh.info
“Është koha që Suedia të hapet sërish”, tha kryeministrja Magdalena Andersson, duke shtuar se “pandemia nuk ka mbaruar, por ka hyrë tashmë në një fazë krejtësisht të re”.
LEXO EDHE: Suedia kritikon Rusinë për rritjen e tensioneve në Ukrainë
Kufizimet duke përfshirë distancën , orët e hapjes, certifikatat e vaksinave dhe maskat në transportin publik do të hiqen.
Suedia është duke përjetuar një valë të re të infeksionit me Covid, me një mesatare prej rreth 35 mijë rastesh në ditë, por kjo nuk ka rënduar gjendjen nëpër spitale.
Andersson tha se 80 përqind e suedezëve të moshës mbi 50 vjeç kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.
Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka qenë një ndër vendet e rralla në Europë që ka qëndruar e hapur edhe kur vendet tjera ishin në një izolim të plotë./Guardian/ arbresh.info/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...