Google ADS

Këto tre gjëra nuk duhet t’i mbani kurrë nën lavaman

12:47 | 3 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Një vend i mirë për të filluar pastrimin e shtëpisë është dollapi nën lavaman.

Është i vogël, prandaj edhe njerëzit e mbajnë atë si një hapësirë të mbushur me gjëra, transmeton portal arbresh.info

Ekspertja për mirëmbajtje të shtëpive, Jane Underëood, ka theksuar se shumica e njerëzve vendosin nën lavaman lecka të panevojshme, që zakonisht i përdorin për pastrim.

Ajo thekson se duhet bërë shumë kujdes me gjërat që vendosni nën lavaman dhe ato janë si mëposhtë…

Kimikatet e rrezikshme

Pastruesit e fortë si zbardhuesi duhet të jenë në një vend më të sigurtë, ose në bodrum, larg vendit ku fëmijët kanë mundësi t’i prekin ato.

Produktet e ndezshme

Holluesit, lustruesit, bojërat dhe llaqet dhe disa agjentë pastrimi mund të ndizen spontanisht në kushte të caktuara, dhe kjo zakonisht ndodh me copa të lyera me vaj pasi i përdorim, p.sh. për aplikimin e llakut në mobilje.

Peshqirët dhe qeset e letrës

Këto sende nuk futen nën lavaman, sepse uji mund t’i shkatërrojë ato, prandaj është më mirë që t’i ruani në ndonjë dollap kuzhine ose në një vend të ngjajshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme