Në tryezën e organizuar që po mbahet sot në prezantimin e raportit përfundimtarë të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Laura Pula, Koordinatore e Zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, tha se Kosova është në mes të shteteve për zgjedhje të lira dhe Demokratike, shkruan arbresh.info.
“Fatmirësisht që rezultatet e mira nuk na janë mohuar asnjëherë për zgjedhje të lira demokratike, kemi arritur që të jemi në mes të shteteve që realizohen zgjedhjet të lira dhe demokratike me të drejtë dhe për këtë Republika e Kosovës është më e avancuar se shtetet fqinje dhe kemi pasur përgëzime coftë nga raportet e progresit të Bashkimit Evropian e edhe partnerët tanë nga OKB-ja të cilët na kanë falënderuar për këto zgjedhje”, tha Pula.
Ajo po ashtu tha se përkundër zgjedhjeve të vitit 2010 që ishin si më të këqijat në vend e që u akuzuan 1500 persona në zgjedhjet e fundit në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Meqenëse zgjedhjet vitit 2010 potencohen si zgjedhjet më të këqija në Kosovë, Prokurori i Shtetit ka akuzuar 1500 persona, kundër drejtës së votimit për vepra penale të ndryshme. Fatmirësisht në zgjedhjet e fundit qofshin ato të 17 tetorit dhe 14 nëntorit në balotazh kemi vetëm 10 raste. Ky ndryshim drastik i rënies së numrit të rasteve duhet tua adresojmë shumë faktorëve me fokus të posaçëm falënderoj qytetarët e Kosovës, i cili ndër vite është vetëdijesuar që nuk mund të manipulohet nga asnjë subjekt politik”, tha Pula.
Tutje Pula tha se në fillimet e formimit të këtij Këshilli Prokurorial kishte edhe pikat kundërshtuese por kjo gjë ndryshoi më kohë.
““Qëllimi i Këshillit Prokurorial dhe formimit të tij në ato kohë i cili edhe krijon politika ka krijuar një projekt të vetëm mbrojtja e votës dhe këtë mund ta themi haptas në reflektim të pasojave të zgjedhjeve të vitit 2010 të cilat ishin zgjedhjet më të këqija të cilat e kishin prish imazhin e Republikës së Kosovës mirëpo falë këtij memorandum bashkëpunimi që aso kohe u lidh ndërmjet institucioneve relevante duke filluar nga KQZ, Prokurori i Shtetit, këshilli Gjyqësor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe shoqëria civile në njëfarë mënyre i dha edhe kuptim procesit zgjedhor me të vetmin qellim që të bashkërendojmë secili institucion veprimet dhe detyrat e veta për një proces zgjedhor të mirëfilltë”, tha Pula./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës