Gjatë pandemisë së fundit, distancimi social ka qenë mjeti më i përdorur për të reduktuar përhapjen e Covid-19, megjithatë të dhënat e një studimi të fundit kanë treguar se kjo metodë ka rritur një sëmundje tjetër, sidomos te gratë.
Studimi i publikuar në Jama Netëork Open, ka gjetur se 27 përqind e rrezikut të sëmundjeve të zemrës tek gratë pas menopauzës, ka ardhur si pasojë e nivelit të lartë të vetmisë dhe izolimit social, transmeton portal arbresh.info
Vetmia dhe izolimi në përgjithësi rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare nga 5 deri në 8 përqind.
Natalie Golaszewski, Ph.D., autore e parë, studiuese postdoktorale, Shkolla Herbert Wertheim e Shëndetit Publik dhe Shkencës së Jetëgjatësisë Njerëzore, Universiteti i Kalifornisë San Diego, theksoi se një person që përjeton vetëminë nuk është domosdoshmërisht i izoluar social.
“Izolimi social ka të bëjë me të qenit fizikisht larg njerëzve, që nuk i prek dot, që nuk i sheh, apo që nuk flet dot me ta. Vetmia është një ndjenjë që mund të përjetohet edhe nga njerëzit që janë në kontakt të rregullt me të tjerët”, tha ajo.
Izolimi social dhe vetmia janë një shqetësim në rritje për shëndetin publik, pasi ato shoqërohen me kushte shëndetësore që rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë obezitetin, duhanin, pasivitetin fizik, dietën e varfër, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.
Për këtë studim, 57,825 gra në postmenopauzë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin marrë pjesë më parë në studimin e Iniciativës për Shëndetin e Grave, iu përgjigjën pyetësorëve që vlerësonin izolimin social nga viti 2011 deri në 2012. Atyre iu dërgua një pyetësor i dytë që vlerësonte vetminë dhe mbështetjen sociale në 2014-2015.
Pjesëmarrësit u ndoqën nga koha e plotësimit të pyetësorit deri në vitin 2019 ose kur u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare. Gjithsej 1,599 gra përjetuan sëmundje kardiovaskulare./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...