Google ADS

Radoniqi: KQZ e përkushtuar në avancimin e transparencës zgjedhore

10:54 | 3 Shkurt 2022
S D

Në prezantimin e raportit përfundimtar të Zgjedhjeve Komunale të vitit 2021 në Kosovë nga Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, përmendi disa nga pikat kryesore që e karakterizuan zgjedhjet e njëpasnjëshme, shkruan arbresh.info.

Radoniqi tha se KQZ ka shënuar sukses të madh në publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

“KQZ ka shënuar sukses të madh duke arritur që në kohë të shpjet dhe pa pengesa të publikojë rezultatet preliminare pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime. Prej disa proceseve zgjedhore me radhë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon formularët të skanuar të rezultateve të subjekteve politike, kjo e bënë të rëndësishme që kandidatët të shohin se si janë plotësuar këto dokumente të rëndësishme”, tha Radoniqi.

Tutje ai tha se KQZ është duke punuar që në të ardhmen avancojnë më shumë në transparencën zgjedhore lidhur me rezultatet e kandidatëve.

“Në të ardhmen si Komision i Zgjedhjeve synojmë që të avancojmë edhe më shumë transparencën zgjedhore lidhur me rezultatet e kandidatëve. Sipas procedurave aktuale në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të dhënat e formularëve të hyjnë në sistem vendvotim pas vendvotimi në këtë rast subjektet dhe kandidatët duhet të presin që të përfundoj i gjithë ky proces për të mësuar rezultatin, prandaj si KQZ synojmë  që ta ndryshojmë. Besojmë që nga proceset e ardhshme zgjedhore kandidatët nuk do të presin më disa muaj për të mësuar rezultatin e tyre por do të mund të shohin përditësimin në mënyrë të vazhdueshme”, tha Radoniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme