Në rrethana të dyshimta ka vdekur një vajzë në Skenderaj, nëna thotë se ka qenë në terapi mjekësore

09:51 | 3 Shkurt 2022
S D

Një vajzë ka vdekur në Skenderaj pas përkeqësimit të gjendjes së saj, ku nëna e saj thotë se se ajo ka qenë në terapi mjekësore, shkruan arbresh.info.

Me tu dërguar në emergjencë për trajtim, mjeku kujdestarë ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Skenderaj 02.02.2022-19:16. Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme