Zelanda e Re ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj, pasi vendi po fillon të lehtëson disa nga kufizimet më të ashpëra në botë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Qytetarët e vaksinuar në Australi mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, pa qenë nevoja t’i nënshtrohen karantinimit, transmeton portal arbresh.info
Ndërkaq, qytetarët e vaksinuar në vende tjera, do të duhet të presin deri me 13 që të hyjnë në vend, tha kryueminsitrja Jacinda Ardern.
Danimarka planifikon të heqë kufizimet në shkurt
Megjithatë, njerëzve ende do t’u kërkohet që të karantinohen për 10 ditë, por këtë mund ta bëjnë edhe në shtëpi.
Njoftimi vjen pas kritikave në rritje për politikën e diskutueshme të kufijve të mbyllur të Ëellington për të mbajtur larg koronavirusin.
Kufijtë e Zelandës së Re janë mbyllur për gati dy vjet për shkak të pandemisë.
Zelanda e Re ka regjistruar 53 vdekje dhe rreth 17 mijë raste me Covid, shifër shumë e ulët në krahasim me vendet tjera të botës.
Mendohet se rreth 94% e popullsisë së vendit mbi moshën 12 vjeç është plotësisht e vaksinuar dhe 56% e personave të kualifikuar kanë marrë përforcuesit e tyre./bbc/arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë