Erdogan viziton Ukrainën duke shpresuar se do të jetë ndërmjetësues me Rusinë

09:13 | 3 Shkurt 2022
V. S.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, do të vizitojë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, kjo pasi e vendosi Turqinë si ndërmjetësuese për të lehtësuar tensionet Ukrainë – Rusi.

Një zyrtar turk ka thënë për Reuters se Ankaraja pret që tensionet të zbuten pas takimit në Kiev.

Të mërkurën, Ankaraja dhe Kievi thanë se do të nënshkruanin një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe disa marrëveshje të tjera.

Një zyrtar tjetër turk kishte bërë të ditur se Erdogan do t’u bëjë thirrje të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe shtoi se Ankaraja dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e saj me të dyja shtetet që llogariten si “shumë të rëndësishme”.

Rusia e ka mohuar çdo plan për pushtimin e Ukrainës, pasi shumë shtete perëndimore pretendojnë se Moska i ka vendosur rreth 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Udhëtimi i Erdogan vjen pas vizitave të krerëve të anëtarëve të NATO-s, Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Holandës në Kiev në mes të bllokimit. Turqia ka lidhje të mira me Kievin dhe Moskën, por ka thënë se do të bëjë atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s, nëse Rusia pushton Ukrainën./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme