Google ADS

U helmuan me kokainë, 12 të vdekur dhe 50 të shtruar në spital

00:05 | 3 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Autoritetet në Argjetinë kanë njoftuar se 12 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë transferuar në një spital në periferi të Buenos Aires për shkak të konsumit të kokainës, e cila përmbante substanca të shtuara toksike.

“Ata që blenë drogë në 24 orët e fundit, duhet ta hedhin atë”, thanë autoritetet, duke shtuar se po përpiqeshin që të gjenin se nga vinte droga, transmeton portal arbresh.info

Operacionet policore u zhvilluan në një vendbanim në veriperëndim të kryeqytetit, ku u arrestuan disa persona dhe u sekuestruan thasë me kokainë të ngjajshme me atë që shkaktuan helmimin.

Paralajmërimi për kokainën e rrezikshme është lëshuar nga tre spitale në të cilat disa pacientë kanë vdekur ose kanë shfaqur shenja të rënda helmimi.

Prokuroria lokale tha se “një substancë shumë toksike e shitur me emrin kokainë po qarkullon aktualisht”.

Autoritetet shtuan se kokaina përzihej me disa substanca helmuese për të rritur peshën e saj kur shitet./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme