Victoria Beckham ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë prej 25 vitesh.
Gjatë një paraqitjeje në podcastin e River Café’s Table 4 me Ruth Rogers, bashkëshorti David Beckham zbuloi se gruaja e tij ha vetëm peshk të pjekur në zgarë dhe perime të ziera në avull, transmeton portali arbesh.info
“Që kur jemi takuar, ajo ha vetëm peshk të pjekur në zgarë dhe perime të ziera në avull, dhe shumë rrallë devijon nga kjo menu”, tha Beckham.
Ylli i sportit, 46, pranoi se emocionohet për ushqimin dhe verën dhe dëshiron që të gjithë rreth tij të kënaqen me të njëjtat shije.
Në mbrëmjet kur gruaja e tij nuk han ushqimin e saj të zakonshëm, sportisti thotë se “është nata me lumtur” për të.
“E vetmja herë që ajo ndoshta ka ndarë ndonjëherë diçka që ka qenë në pjatën time ishte në fakt kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe ishte gjëja më e mahnitshme,” tha ai. “Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara”.
Ish-anëtarja e Spice Girls, 47 vjeç, diskutoi më parë dietën e saj të rreptë në një episod të podcast-it të River Café’s Table 4.
Kur u pyet për ushqimin, ajo tha se “këtu mund të tingëllojë shumë e mërzitshme”.
Ajo gjithashtu preferon që ushqimi i saj të gatuhet pa vajra, gjalpë ose salca.
David Beckham e ka pranuar se i pëlqen të qëndrojë në shtëpi pa gruan dhe fëmijët dhe të gatuajë sipas dëshirës./Independent/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...