Ushtarët amerikanë që nuk duan të vaksinohen kundër koronavirusit do të pushohen nga puna, ka njoftuar Komanda e Ushtrisë.
Vendimi i referohet ushtarëve, rezervistëve dhe kadetëve, përpos atyre që kanë vërtetim mjekësor të lirimit nga vaksinimi, thuhet në njoftim, transmeton portal arbresh.info
Pentagoni prezantoi vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë anëtarët aktivë të ushtrisë në gusht të vitit të kaluar, shkruan Fox News.
Shumica e ushtarëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 79 prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Gatishmëria luftarake varet nga ushtarët që mund të praktikojnë, udhëtojnë, luftojnë dhe fitojnë luftëra, dhe ushtarët e pavaksinuar janë një rrezik për ushtrinë dhe rrezikojnë gatishmërinë luftarake, tha zyrtari i lartë ushtarak Kristin Wormouth.
Degët e tjera të ushtrisë, përfshirë forcat ajrore, tashmë kanë filluar të pushojnë ushtarët që kanë refuzuar të vaksinohen./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...