Google ADS

Shkëputet kabllo elektrike në treg, vdesin 26 persona

22:50 | 2 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Në qytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasi, 26 persona kanë humbur jetën pasi rrufeja goditi një kabllo elektrike, e cila u shkëput dhe ra mbi shtëpi dhe një pjesë të një tregut.

Në mesin e viktimave janë 24 gra dhe dy burra, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, transmeton portal arbresh.info

Në Kinshasa, qytet me më shumë se 13 milionë banorë, kabllot e energjisë elektrike shpesh dëmtohen për shkak të infrastrukturës së vjetës dhe jo të mirëmbajtur, shkruan “Reuters”.

Shoqata Kombëtare e Arkitektëve në Kongo përmes një deklarate tha se aksidenti, i cili mund të ishte shmangur, ishte për shkak të mosrespektimit të rregulloreve urbane.

Kompania shtetërore e energjisë tha se rrufeja që shkatërroi kabllon ishte shumë e fuqishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme