Google ADS

Osmani takoi ekipin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve: Kosova model për rajonin e më gjerë

22:38 | 2 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti, Lukas Mandl.

Ky mision ishte në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani me qëllim të monitorimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në Kosovë më 17 tetor 2021.

“Në takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi. Presidentja Osmani theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme