Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98:92 (28:26, 24:19, 17:25, 29:22), në xhiron e dhjetë të Ligës Unike, ndërsa ishte i vlefshëm edhe për Superligën e Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku në çerekun e parë, herë njëra skuadër, e herë tjetra kalonte në epërsi, duke mos arritur që të shkëputen në rezultat dhe kjo pjesë e lojës përfundoi 28:26. Vreshtarët e thelluan më shumë epërsinë në periodën e dytë, ku më e larta ishte 11 pikë, 47:36, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 52:45.
Epërsia e vendasve u rrit deri në 12 pikë, 61:49, por nga ky moment prizrenasit hyn në një seri të suksesshme, për të shkrirë këtë epërsi dhe ishin në epërsi 67:68, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:70, përcjell arbresh.info.
Megjithatë, vendasit nuk lëshuan pe dhe në dhjetë minutat e fundit ishin më të mirë. Ata ngritën epërsinë në 13 pikë, 92:79, dhe përkundër insistimit nga mysafirët, arritën të triumfojnë me rezultat 98:92.
Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 31 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Musab Mala me 14 pikë, 10 kërcime e 11 asistime dhe Fisnik Rugova me 24 pikë e 10 kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 24 pikë e 12 kërcime, Urim Zenelaj me 16 pikë e pesë kërcime dhe Ivan Koljeviq me 18 pikë e 10 kërcime.
Rahoveci ka katër fitore e gjashtë humbje, ndërsa Prizreni 16 ka gjashtë fitore e katër humbje.
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë