Ambasadori Abbott takohet me kryesuesin e KPK-së, Jetish Maloku

16:10 | 2 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në fillim të takimit, Kryesuesi Maloku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar po jep për sistemin prokurorial në shumë fusha, që lidhen me avancimin e këtij sistemi.

Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Maloku e ka njoftuar Ambasadorin Abbott me punën dhe veprimtarinë e KPK-së, aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe ato që parashihet të realizohen gjatë vitit 2022, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.

Në anën tjetër, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është mirënjohës për diskutimin e hapur dhe të sinqertë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme