Google ADS

Gjashtë të vdekur dhe 2,590 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15:03 | 2 Shkurt 2022
A Z

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2950 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.783.672 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.

Në total numri i rasteve aktive është 33.538./arbresh.info/

Të ngjashme