Google ADS

KQZ ka pranuar raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021

15:28 | 2 Shkurt 2022
S D

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi sot priti në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Lukas Mandl i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, ku pranoi edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet komunale të 17 tetorit dhe 14 nëntorit, transmeton arbresh.info.

Me këtë rast, kryetari Radoniqi u shpreh se KQZ-ja do të shoh me vëmendje gjetjet e vëzhguesve nga Bashkimi Europian dhe do t’i trajtojë me prioritet çështjet që i takojnë KQZ-së.

Nga ana e tij Mandl, falënderoi KQZ-në për punën e mirë dhe bashkëpunimin gjatë misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve./arbresh.info/

Kliko;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme