Sot në Manastir u arrestuar 56 vjeçari S.Z i cili dyshohet se ka dërguar letra me kërcënime ndaj prokurorit shtetëror, Ljubomir Joveski dhe prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma ruskovska.
Sipas MPB-së, personi ka shtëpia ka shkruar dy letra dhe më pas ka shkuar në Prilep për t’i dërguar ato.
“Më 20 dhe 22 dhjetor, personi S.Z përmes postës në Prilep ka dërguar dy letra me kërcënime serioze ndaj jetës së prokurores Vilma Ruskovska. Gjithashtu më 17 janar 2022 përmes postës në Manastir, S.Z ka dërguar kërcënime me letër edhe ndaj Ljubomir Joveskit”, thonë nga policia.
Sipas policisë, menjëherë pas denoncimeve, zytarët policorë në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Nacionale kanë ndërmarrë masa dhe aktivitet për zbardhjen e ratit.
Policia më 21 janar 2022 ka kontrolluar dy lokacione në Manastir në shtëpinë e të pandehurit dhe shtëpinë e nënës së tij dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar telefon, kompjuter dhe sende lidhur me veprën penale./Telegrafi/
Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mun...
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
Peja pëson ndryshim në roster, largon dy basketbollistë afro...