Google ADS

Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve nesër prezanton Raportin Final për lokalet e 17 tetorit

13:55 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Lukas Mandl, kryevëzhguesi i misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, do ta prezantojë të enjten Raportin Përfundimtar të misionit për gjetjet dhe rekomandimet që ndërlidhen me procesin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit dhe balotazhit të 14 nëntorit.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyra për media e BE-së.

Gjetjet dhe rekomandimet janë dhën me qëllim të forcimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

“Kryevëzhgues i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, i cili vëzhgoi zgjedhjet komunale të mbajtura më 17 tetor dhe 14 nëntor 2021, do të prezantojë Raportin Përfundimtar të misionit me gjetjet dhe rekomandimet për forcimin e procesit zgjedhor në Kosovë, në konferencën për shtyp e cila do të mbahet të enjten, 3 shkurt 2022”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme