“Ti po thua të vërtetën”, flet dëshmitarja në aksidentin e Einxhel

13:18 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Debati i ashpër mes Einxhelit dhe Donaldit mbrëmë u zhvillua me akuza drejt njëri-tjetrit.

E gjitha ndodhi pasi Einxhel tha se Donaldi bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon e kanë larguar nga puna dhe nuk i kanë dhënë pagën.

Arsyeja e largimit ishte sepse ajo u vonua, mirëpo Einxhel kishte një arsye pasi kishte bërë aksident me makinë dhe nuk ka arritur të shkoj me kohë.

Në vazhdim, një reagim e ka bërë vajza me të cilën Einxhel ishte aksidentuar e cila tha se ajo po e thotë të vërtetën po ashtu ka shtuar se është ndjerë në faj sepse mendonte se e gjitha ndodhi për shkak të saj.

“Më kujtohet që u ndjeva në faj se m’u duk sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është nevoja t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale”, ishin fjalët e dëshmitarës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme