Google ADS

Hajati: Jam në ditët më të këqija dhe askujt nuk i plas

11:40 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Këngëtarja ka ndarë një postim së fundi në rrjete sociale.

Ronela Hajati siç duket nuk po kalon edhe kohë të mirë, mbase edhe për angazhimin e saj të madh për tu përgatitur për “Eurovision”.

Ajo shprehet se edhe pse është treguar gjithmonë e qeshur po kalon disa ditë të këqija duke mos zbuluar detaje më të theksuara.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i plas për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se kush është duke kaluar”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Ronela Hajati do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” me këngën e saj “Sekret”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme