Policia e qyteti të Fierit njofton ka arrestuar në flagrancë një shtetas 23-vjecar, pasi ka aksidentuar për vdekje një person në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “Qafa e Koshovices”.
Sipas njoftimit te Policisë, viktima dyshohet se ka qenë një endacak i shtrirë në rrugë.
Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23-vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, duke drejtuar automjetin tip Benz ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë”, njofton Policia.
Policia ka shtuar se po punohet për identifikimin e viktimës dhe materialet nga ngjarja do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...