Policia Rrugore e Tiranës ka arritur të identifikoj një mjet tip “BMV” pasi ka konstatuar pamje filmike të mjetit duke bërë gara shpejtësie të publikuara në rrjetet sociale.
Identifikimi i targës se mjetit është bërë pas një pune intensive hetimore dhe drejtuesi i mjetit është gjobitur me 50,000 lekë.
“Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku një mjet tip BMW, nuk ka rregulluar shpejtësinë duke bërë xhirime gomash dhe drift. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50,000 lekë”, njofton Policia e Shtetit.
Në fund, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore thotë se është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të sigurt te qytetarët.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...