Luhej bixhoz në lokalin e tij, arrestohet pronari

09:19 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Njësitet policore në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 01 shkurt 2022, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) televizor, tre (3 ) kompjuter, dy (2) printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është janë liruar në procedure të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme