Google ADS

Siri: Foshnjat vdesin nga të ftohtit në kampet e Idlibit të goditur nga stuhia

23:11 | 1 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Dy foshnja kanë vdekur nga i ftohti, pasi bora e madhe dhe temperaturat e ulta kanë goditur kampet e personave të zhvendosur në Sirinë veriperëndimore.

Një zyrtar i OKB-së i tha agjencisë së lajmeve AFP se vajzat shtatë ditëshe dhe dy muajshe kishin vdekur në provincën Idlib, transmeton portal arbresh.info

Rreth 2.8 milionë njerëz kanë kërkuar strehim në bastionin e opozitës pasi u larguan nga shtëpia e tyre gjatë luftës civile dhjetëvjeçare të vendit.

Shumë të zhvendosur jetojnë në tenda të vjetëruara pas rroba adektuate për t’u mbrojtur nga i ftohti dhe pa karburant për ngrohje.

OKB ka paralajmëruar se situate po përkeqësohet për shkak të një rënie të rëndë ekonomike në Siri që ka parë dyfishimin e çmimeve të ushqimeve brenda një viti, si dhe mungesën e fondeve për të ofruar ndihmë dimërore dhe rritjen e nevojave.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se foshnjat, vdekja e të cilëve u raportua të martën, kishin qëndruar në kampe në zonat al-Ziyara dhe al-Sheikh Bahr, në veri të qytetit Idlib.

Sipas OKB-së, 287 kampe për personat e zhvendosur në Idlib dhe Aleppo janë prekur nga reshjet e borës, përmbytjet dhe erërat e forta si rezultat i stuhive që goditën rajonin më 18, 19 dhe 25 janar. Bora ka shkatërruar të paktën 935 tenda dhe ka dëmtuar më shumë se 9,500 të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme