Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha ‘Shpresat Olimpike’ për vitin 2022

23:08 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha në mesin e 17 ‘Shpresave Olimpike’ për vitin 2022.

Komiteti Olimpik i Kosovës, me rekomandim të komisionit të sportit, ka shpallur listën me 17 ‘Shpresat Olimpike’ për vitin 2022, ku janë përfshirë edhe dy lojtaret më të suksesshme të ‘Beach Volley’, Jashari dhe Koxha.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e tyre, gjithëpërfshirjen dhe univerzalitetin.

Kjo dyshe ka treguar formë brilante gjatë vitit të kaluar ku u shpallën kampione të Kosovës U20 dhe të Ballkanit në të njejtën grupmoshë.
Përndryshe, Jashari dhe Koxha – si pjesë e listës së ‘Shpresave Olimpike’ – do të ndihmohen me nga një pagë mujore prej 150 eurove për secilen, gjatë këtij viti.

Federata e Volejbollit të Kosovës i uron dy volejbollisteve një vit edhe më të suksesshëm në përmbushjen e objektivëve tjerë në karrierë, duke i premtuar përkrahje të vazhdueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme