Google ADS

Policia thotë se Molliqaj nuk ju përgjigj ftesës për paraqitje vullnetare në stacion

22:15 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuani të PSD-së.
Sipas PK-së arrestimet janë të “natyrës procesorë”

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme sot ka realizuar dy arrestime të natyrës procesorë. Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari.-A. M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.Arrestimi i dytë u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin; -D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se Dradan Molliqajn e kishte kërkuar në adresën e banimit por nuk e kishte gjetu. Sipas PK-së ati i është lënë ftesa për paraqitje vullnetare, por që nuk është përgjigjur.

“Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme