Operacion masiv në Elbasan, mbi 25 urdhërarreste për zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre

19:54 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Një operacion masiv raportohet se po zhvillohet këtë të martë në Elbasan. Burime paraprake për Klan News bëjnë të ditur se Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar më shumë se 25 urdhërarreste për disa zyrtarë.

Ekzekutimet po kryhen në të gjithë qarkun e Elbasanit, nën drejtimin e drejtuesit të prokurorisë Kreshnik Ajazi, nga FNSH dhe Njësia Operacionale.

Mësohet se operacioni në fjalë ka të bëjë me zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes tyre raportohet se ka edhe zyrtarë të burgjeve të akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu urdhërarreste ka edhe për të burgosur VIP, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Gjithnjë sipas burimeve paraprake, arrestimet vijnë pas hetimeve disa mujore me metoda speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme