NATO e vlerëson të qetë situatën e sigurisë, “ndonjëherë tensionet ende ndodhin”

17:35 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Situata e sigurisë në Kosovë, po vlerësohet e qetë nga NATO dhe KFOR-i.

Në një deklaratë të përbashkët për media, thuhet se ndonjëherë tensionet ndodhin.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO [ @NATO_KFOR ] është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në postimin e NATO-s.

Kujtojmë se forcat e KFOR-it janë të vendosura në Kosovë që prej përfundimit të luftës më 1999./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme