Google ADS

Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, Humolli vazhdon dëshminë edhe të mërkurën

17:02 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Ka përfunduar seanca e së martës në Gjykatën Speciale, ndaj Salih Mustafës, në të cilën ka dëshmuar Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit të Kosovës.

Humolli do të vazhdojë dëshminë e tij të mërkurën në seancën që pritet të mbahet nga ora 9:30. Ai është dëshmitari i fundit në rastin e Salih Mustafës.

Mbrojtja e Salih Mustafës ka pasur një polemikë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) rreth dëshmitarit./arbresh.info/

Lexo edhe

Mbrojtja e Salih Mustafës thotë se ZPS-ja ua ka marrë dëshmitarin, Fatmir Humolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme