Presidenti Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe dy femra, Lumnije Muhadri dhe Florentina Kallaba.
Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 3 gjyqtarë kryesor, 7 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.
Po ashtu vlenë të theksohet se që nga ky vit në bazë të kategorizimeve që bënë UEFA, gjyqtarët kryesorë dhe ata të futsallit janë avansuar në kategorinë e dytë, përcjell arbresh.info.
Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu i uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtar kosovarë me stemë të FIFA-s.
Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë.
Ndër të tjera i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.
Gjyqtarë kryesor:
Genc Nuza
Visar Kastrati
Besfort Kasumi
Asistentë:
Lumturije Muhadri
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Besnik Morina
Granit Hyseni
Gjyqtarë të futsallit:
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...