Google ADS

Asnjë aksident me fatalitet gjatë janarit në rajonin e Ferizajt

16:11 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Gjatë muajin janar të këtij viti në Ferizaj nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet ka njoftuar policia.

Sipas të dhënave të Policisë në Ferizaj në janarin e vitit të kaluar kanë ndodhur 3 aksidente me fatalitet me tre persona të vdekur.

Komunikata e plotë:

Aktivitetet e Policisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke i shtuar dhe përshtatur aktivitetet e saja në terren në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
Policia, ishte fokusuar në kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, vecanërisht në tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet në vijë të plotë , kundërvatje këto që rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj , do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme