Kasami infektohet me COVID-19: Detyrat e kryetarit të komunës do t’i kryej nga shtëpia

15:33 | 1 Shkurt 2022
V. S.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, informon se është infektuar me COVID-19.

Në facebook, Kasami shkruan se do të izolohet, ndërsa detyrat e kryetarit të komunës do të bëjë nga shtëpia.

“Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar. Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!”, ka shkruar Kasami./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme