Në duelin mes “Njeriut më të Frikshëm në Botë” dhe “Hulkut Iranian”, do të boksojë edhe Patrice Evra

14:24 | 1 Shkurt 2022
A. B.

Kur futbollistët pensionohen nga futbolli, në të shumtën e rasteve përqendrohen sërish aty, duke marrë rolin e trajnerit ose drejtorit sportiv.

Por, për Patrice Evran gjërat po ndryshojnë dhe dëshiron të nis karrierën si boksier, derisa e ka edhe afër duelin e parë.

40-vjeçari, që është pensionuar nga futbolli në vitin 2019, do të boksojë në “02 Arena” më 2 prill, kanë njoftuar mediat angleze të hënën mbrëma. Evra po e mban formën, ndonëse është pensionuar dy vjet më parë nga futbolli.

Dueli kryesor i asaj mbrëmjeje do të jetë në mes të “Njeriut më të Frikshëm në Botë” dhe “Hulkut Iranian”.

Natyrisht se përveç kësaj përballje të zjarrtë, vëmendje do të merr edhe ish-futbollisti francez, duke shikuar cilësitë e tij prej boksieri.

Sipas The Mirror, kundërshtari i Evras nuk është caktuar ende. /Telegrafi/

Të ngjashme