Drejtoria për Shërbime Publike do të vazhdojë mirëmbajtjen dhe renovimin e varrezave të dëshmorëve në Shipol

13:50 | 1 Shkurt 2022
A. B.

Në Sallën e Kuvendit Komunal, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë pritur në takim familjet e dëshmorëve në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë i karakterit informues lidhur me renovimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Nga ky takim u dakorduan që t’u kushtohet kujdes i veçantë rregullimit të emrave dhe fotove në pllakat e varrezave, si dhe të vazhdohet me mirëmbajtjen e të gjitha varrezave të dëshmorëve në Shipol.

Gjithashtu drejtori i DSHPI-së Tmava, ka theksuar se përveç mirëmbajtjes së këtyre varrezave, drejtoria të cilën e udhëheq ai do t’i mirëmbaj të gjitha lapidaret dhe pllakat e vendosura në tërë territorin e Mitrovicës. /arbresh.info/

Të ngjashme