Pas reshjeve të borës që po vazhdojnë të bien në territorin tonë, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që drejtimin dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut si dhe të jenë shumë vigjilent.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se mundësia e paraqitjes së ngricave nëpër rrugë krijon vështirësi në trafikun rrugor, të cilat potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës me njësitë e sajë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?