Seanca gjyqësore ndaj Ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur si komandant “Cali” është shtyrë për një dy orë.
Kështu ka njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.
Seanca ishte paraparë të mbahej në ora 9:45, ndërsa është shtyrë për në ora 11:45, shkruan arbresh.info.
“Seanca e ditës së sotme në çështjen Mustafa do të fillojë në orën 11:00 (ose në orën 11:45 në transmetim)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info
LEXO EDHE
Gjykimi ndaj Salih Mustafës, dëgjohet dëshmitari i fundit – Arbresh.info
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...