Google ADS

Përfundon takimi i Escobarit dhe Lajçakut me krerët e PDK-së dhe LDK-së

11:39 | 1 Shkurt 2022
V. S.

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë përfunduar takimet e tyre me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Tani, Escobar dhe Lajçak janë duke zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimet janë zhvilluar në Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme