Google ADS

Ngjarje si në filma/ I shkoi në shtëpi duke e kërcënuar me thikë, “viktima” i kundërpërgjigj me revole, të dy përfundojnë në pranga

10:58 | 1 Shkurt 2022
L G

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Pejës. Një person ka shkuar në oborrin e një personi tjetër, duke e kërcënuar atë me thikë.

Derisa i dyshuari i parë po e kërcënonte me armë në oborrin e tij, i dyshuari i dytë sipas policisë, hyn në shtëpi dhe merr pistoletën, shkruan arbresh.info.

“Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas të dyshuarit të parë derisa ishte duke punuar në pronën e tije është kanosur nga i dyshuari i dytë, me një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari i parë është futur në shtëpi dhe ka marrë një armë( pistoletë) dhe i dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Rasti sipas policisë është cilësuar si “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” dhe “kanosje”.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 31 janar 2022, është njoftuar për rast kanosje në rrugën “Gani Kelmendi” në Pejë. Njësitet Policore kanë arrestuar dy të dyshuar, nga i dyshuari i dytë është konfiskuar arma e tipit Ekol 99, ne koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme