Google ADS

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

09:41 | 1 Shkurt 2022
V. S.

Mbrëmjen e djeshme Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka regjistruar dy tërmete në vend.

Sipas të dhënave tërmeti i parë është regjistruar në ora 21:07, me fuqi të 2.5 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në ora 21:26 me fuqi prej 2.6 ballëve sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 100 kilometra në jug të Shkupit, ndërsa është ndjerë nga qytetarët e Ohrit, Strugës dhe Resnjës./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme